“Rritjet e rasteve me COVID-19”, Brataj: Mosrespektimi më i madh tek të rinjtë, në spitale vijnë prindërit e tyre

schedule09:06 - 28 Korrik, 2020

schedule 09:06 - 28 Korrik, 2020

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Skënder Brataj në “ABC-ja e mëngjesit” foli për situatën e koronavirusit. Brataj u shpreh se situata nuk është e mirë ndërsa shtoi se pa ndihmën e qytetarëve nuk mund ta përballojnë dot të vetëm situatën.

Po ashtu ai shtoi se ndërgjegjësimi është shumë i rëndësishëm në këtë fazë të virusit.

“Duhet që në ta përballojmë në institucionin shëndetësor, por kjo mund të bëhet me mbështetjen e qytetarëve. Njerëzit duhet të fillojnë të ndryshojnë mënyrën e jetesës. Ajo që është treguar gjithmonë është se karantina ka lindur sepse nuk kishte mënyrë tjetër dhe kjo do të thotë distancim. Më shumë mendoj po e shpërndajmë nëpërmjet përqafimeve, puthjeve apo takimit të njerëzve.

Tani po e shpërndajnë më shumë ato grupmosha që janë të papërgjegjshëm, kuptohet se janë edhe më të vrullshëm nga mënyra e jetesës së tyre. Mosrespektimi më i madh është tek grupmosha e të rinjve dhe në spitale po vijnë prindërit e tyre. Çfarëdo masash të mira të marrësh, nëse nuk respektohen nga të gjithë nuk pritet të ketë rezultate. Ilaçi numër një është ndërgjegjësimi. Ky ka qenë një proces dinamik që në zanafillën e vet.

Tani thuajse ka ndryshuar disi mënyra e shfaqjes, por jo se nuk është virusi agresiv. Tani po jep komplikanca shumë herë. Ke temperaturë dhe pas 10-12 ditësh shikon që mushkëritë i ke të prekura nga të dyja anët. Duhet edhe shumë kujdes nga ana jonë. Shërueshmëria vazhdon të jetë e lartë, por edhe përqindja e të infektuarve që nuk shfaqin simptoma vijon të jetë  e lartë”, shpjegoi Brataj.

Pjesë nga biseda në studio:

Si shpjegohet ky lloj shpërthimi në këtë periudhë me këtë përqindje të lartë. Me numrin e testeve që bëjmë ne dhe me numrin e infektimeve që kapim me atë numër të kufizuar testesh duket se mund të jemi gati te gjysma e popullsisë të prekur.

Brataj: Të gjitha kanë influencën e tyre. Viruset i kanë pasur karakteristikat e temperaturës së lartë. Vërtet vaksinimi, temperatura janë faktor dobësues të viruseve. Ky virus po na tregon dinamik dhe disa atipik që ndoshta nuk i njohim akoma.

Me fillimin e hapjes së masave kisha bërë një grafik se që nga 4-maji deri tani se si i është përgjigjur 2-3 javë pas hapjes me një pikë të numrit të të infektuarve.  Kjo tregon se shtimi i kontakteve është në përpjesëtim të drejtë me rritjen numrit të infektuarve. Sa më shumë rritet numri, rritet numri i pacientëve. Rritet numri i pacientëve, rritet numri i pacientëve në terapi intensive dhe kjo sjell rritje të numrit të viktimave.

Po ashtu Brataj tha se ky virus dëmton mushkëritë, por nuk dëmtohet alveola, pra indi pulmonar.

“Ka të sëmurë me covid që nuk kanë sëmundje tjetër dhe kanë pasur fatalitet. Është agresivë tek të gjithë. Komplikanca më e madhe është dëmtimi i mushkërive. Dëmtimi i mushkërive në atë periudhë agresiviteti çon në insuficiencë respiratorë.

Po të kalosh atë periudhë siç i ka ndodh shumë të tjerëve dhe siç më ndodhi personalisht, shihet se u rikuperohet mushkëria. Në skanerin e dytë pashë mushkërinë time që e kisha 99% të rikuperuar. Ky virus dëmton mushkëritë, por nuk dëmton indin pulmonar.

Më shumë dëmton enët e gjakut, ku bëhet shkëmbimi i gazrave dhe atë periudhë të shkurtër ku ka një dëmtim maksimal duhet që ai dëmtim i mushkërisë të bllokohet, pasi është në rrezik jeta e njeriut për arsye të mosfunksionimit të indeve. Ndaj duhet të monitorohet më saktë nga mjeku i familjes, nga ne, por edhe nga vetë pacienti”, tha Brataj./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!