Mbi 650 mijë pensionistë pritet të përfitojnë rritje të pensioneve që nga 1 tetori. Duke folur në kuvend deputeti socialist Erjon Braçe deklaroi se rritja do të jetë 8.6%. Nëse bëjmë një përllogaritje pensionistët do të përfitojnë një rritje nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë në muaj në varësi të nivelit të pensionit që ata përfitojnë.
Do të jetë vedimi i qeverisë ai që do të saktësojë dhe specifikojë indeksimin e pensioneve i cili vjen në nivel më të lartë për shkak të rritjes së çmimeve.Fondi që do të përdoret për bonusin e pensionistëve do të alokohet nga taksa e jashtëzakonshme që është vendosur për prodhuesit e mëdhenj të energjisë elektrike.
Gjatë vitit të kaluar pensionet u indeksuan në nivelin 9.5% si një masë për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve që erdhën si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë./abcnews.al