Sipas MeteoAlb: Edhe sot mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot të kthjellët në vend. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojne në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten thuajse kostante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 2°C deri në 23-24°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë. /abcnews.al