“Rritje e konfiskimit të pasurive”/ Dumani: Në 5 vite performancë të mirë, hapa drejt pandëshkueshmërisë

schedule13:05 - 14 Prill, 2025

schedule 13:05 - 14 Prill, 2025

Kreu i SPAK Altin Dumani, u shpreh se se pavarësisht vështirësive, SPAK ka bërë punën e saj dhe se ka demonstruar se është i aftë profesionalisht të ushtrojë ndjekje penale ndaj kujtdo që kapet në shkelje të ligjit.

Ndërsa nënvizoi se institucioni ka treguar se janë bërë hapa modest në ndërtimin e kulturës së pandëshkueshmërisë, duke shtuar se me pjekurinë që ka përfituar, në të ardhmen pritet të ecë në të njëjtat hapa apo edhe të vazhdojë më mirë.

“Në këto 5 vite institucioni ka demonstruar se është i aftë profesionalisht dhe të ushtrojë ndjekje penale ndaj kujtdo që kapet në shkelje të ligjit pavarësisht pushteti që gëzon qoftë pushtetit politik ekonomik apo qoftë profilit të lartë të kriminalizuar. Kemi bërë hapa modest në ndërtim të kulturës së modelit të pandëshkueshmërisë, për të thënë sukses duhet të presim për vendimmarrjen. Patjetër që kanë filluar të marrin formë. Sa i takon krimit të organizuar kemi vendim të formës së prerë të grupeve kriminale. Kemi rritje të vlerës së konfiskimeve të llojit të konfiskimeve. Pra ne jemi institucioni në këto 5 vite ka performancë të mirë dhe e shoh që në të ardhmen ky institucion me pjekurinë që ka përfituar është në gjendje të vazhdojë në këtë rrugë dhe të vazhdojë edhe më pas”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!