Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rritje e energjisë për fashat 700 KWH? Ekspertët: Absurde, nuk tregon mirëqenie

schedule15:45 - 17 Prill, 2022

schedule 15:45 - 17 Prill, 2022

Ekspertët e kritikojnë nismën e qeverisë  për rritje të faturave të energjisë elektrike për familjet që  shpenzojnë mbi 700 kilovatorë. Eduard Elezi thekson se për ndryshim tarifash mund të vendos vetëm Enti Rregullator i Energjisë  dhe nëse një gjë e tillë do miratohej të gjitha kostot e rritjes së energjisë do kalonin në kurriz të qytetarëve.

Pikëpyetje ekspertët ngrenë edhe se si u gjet tavani 700 kilovatorë?



Shqipëria ka aplikuar më parë fashat në tarifimin e energjisë elektrike, skemë e cila nuk ka funksionuar. Energjia është e vetmja mundësi që kanë shqiptarët për të gatuar dhe për t’u ngrohur dhe kjo sipas Klodian Muços nuk mund të tregojë mirëqenie.

Vetëm pak ditë më parë qeveria ka paralajmëruar se aktualisht po kryet një studim për të rritur tarifat e energjisë elektrike për të gjithë ato familje që shpenzojnë mbi 700 kilovatorë në muaj. Referuar të dhënave nga raportet vjetore të ERE-s janë mbi 50 mijë abonentë familjarë që e kalojnë këtë fashë, të cilët pritet ta paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!