“Rritja e vdekshmërisë nga koronavirusi me 3.4% “, Donald Trump hedh poshtë deklaratën e OBSH-së

schedule10:41 - 5 Mars, 2020

schedule 10:41 - 5 Mars, 2020

Presidenti Donald Trump hodhi poshtë  deklaratën e OBSH-së duke thenë se niveli i vdekshmërisë nuk  është  3.4%  dhe  sipas tij niveli i vdekshmërisë është 1%”.

“Epo, unë mendoj se 3.4% është një përqindje false,” tha Trump. “Tani, ky është vetëm mendimi im por  duke u bazuar në ato çfarë kemi parë, shumë njerëz kanë arritur të shërohen.

Organzata Botërore e Shëndetësisë deklaroi para dy ditësh se  shkalla globale e vdekshmërisë nga koronavirusi është rritur  në 3.4% nga 2%.

“Në nivel global, rreth 3.4% e rasteve të raportuara me  COVID-19 kanë vdekur,” tha të martën Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.

3.4% bazohet në të dhënat aktuale, dhe ekspertët besojnë se përqindja mund të ndryshojë.

Numri i  personave të vdekur nga koronavirusi   ka shkuar në 3.300 ndërsa raportohen  mbi 95,000 raste  në të gjithë botën.

SHBA ka raportuar 11 vdekje deri më tani 10 në  Uashington dhe një në Kaliforni dhe me më shumë se 150 raste të raportuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!