Rritja e rasteve në universitetet franceze, duhet të jetë mësim për Europën

schedule12:31 - 19 Shtator, 2020

schedule 12:31 - 19 Shtator, 2020

A mund të sigurojnë mbrojtje të mjaftueshme maskat në sallat e leksioneve të tejmbushura duke llogaritur edhe studentët që mund të vijnë me vonesë dhe do të detyrohen të ulen në dysheme?

Kjo është ajo që po shqetëson më shumë studentët në Universitetin e Sorbonës në Paris, ndërsa koronavirusi po përhapet në të gjithë Francën, raporton Foxnews

Që kur rifilloi mësimi këtë muaj, dhjetëra kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.  Rritja e rasteve është një shenjë paralajmëruese për vendet e tjera në Europë , ku shumica e universiteteve janë gati të rifillojnë mësimin në javët e ardhshme.

Përvoja e Francës deri më tani është në kontrast me atë që po ndodh në Britani. Gjermania dhe Italia po mundohen të përshtatin kushtet në universitete pavarësisht pandemisë.

Qeveria franceze ka qenë e vendosur për të rihapur shkollat duke mos lejuar  pabarazitë arsimore që janë përkeqësuar edhe më shumë për shkak të pandemisë. Qeveria gjithashtu u bëri thirrje punonjësve të kthehen në zyra për të rimëkëmbur ekonominë dhe “të mësojnë të jetojnë me virusin”, transmeton abcnews.al

Në universitete, ndryshimi kryesor këtë vit është mbajtja e detyrueshme e maskave. Por edhe mbajtja e distancës fizike duket e pamundur në shumë vende. Studentët kanë deklaruar se nuk ka sapun për të larë duart  dhe sallat e leksioneve të cilat janë pa dritare as nuk dezinfektohen përpara fillimit të mësimit.

“Ne po bëjmë më të mirën tonë për të respektuar distancën sociale, por ndonjëherë nuk mundemi,” tha Corentin Renoult, një student 20-vjeçar i gazetarisë në Sorbon,

Heimburger tha se instruktorët nuk do të penalizojnë studentët për shkak të pandemisë. “Unë kam pasur studentë që jetojnë me gjyshërit e tyre dhe ata janë të shqetësuar se mund të infektohen kështu që ne i kemi lejuar të qëndrojnë në shtëpi,” tha ajo.

Shumë studentë gjithashtu shprehën zemërim kur autoritetet franceze fajësuan studentët për shpërthimet e virusit të ndodhura së fundmi, transmeton abcnews.al

Masat paraprake të sigurisë ndryshojnë shumë midis shkollave. Disa kanë vendosur masa të ndryshme, duke ndarë klasat, një pjesë duke vazhduar mësimin online. Ndërsa shumë shkolla të tjera janë mbyllur pasi dhjetëra studentë kanë rezultuar pozitivë me Covid.

Në Mbretërinë e Bashkuar, shumica e universiteteve do të rifillojnë mësimin në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit. Në Universitetin e St. Andrews në Skoci, shumë klasa po vazhdojnë mësimin online, përveç seancave laboratorike ose udhëzimeve të tjera praktike, ku mësimi praktik është thelbësor, transmeton abcnews.al

Në Gjermani, shumica e universiteteve ende nuk kanë filluar mësimin madje ata kanë ndërmarrë masa të rrepta për të siguruar se do të respektohet distanca sociale dhe higjiena. Shoqatat e studentëve u kanë bërë thirrje  studentëve të “marrin përgjegjësinë” për të ndaluar përhapjen e rasteve të reja.

“Nisma mbështet studentët për të parandaluar një bllokim lokal,” sipas shoqatave. Ndërkohë shumë universitete italiane kanë filluar mësimin në distancë këtë vjeshtë, transmeton abcnews.al

Në Shtetet e Bashkuara, dhjetëra universitete janë bërë  pika të nxehta të virusit. Megjithëse studentët janë ndarë në grupe të vogla, virusi është  përhapur në sallat e ngushta të konvikteve gjithashtu edhe për shkak të festave të shumta që janë organizuar jashtë dyerve të universitetit.

Rritja e rasteve ka bërë që disa studentë të vazhdojnë mësimin në shtëpi. Zyrtarët amerikanë kanë bërë thirrje kundër kësaj qasje, duke thënë se kjo mund të shkaktojë shpërthime diku tjetër. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!