Rritja e rasteve në Holandë, qeveria mendon rikthimin e masave

schedule08:32 - 27 Tetor, 2021

schedule 08:32 - 27 Tetor, 2021

Numri i të infektuarve në Holandë është rritur me 50% gjatë një jave, sipas një njoftimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit. Gjatë javës së kaluar, vendi regjistroi 38,733 raste. Sipas të dhënave, të infektuarit ishin mbi 12 vjeç dhe 52% prej tyre nuk ishin vaksinuar plotësisht.

Aktualisht, përqindja e qytetarëve holandezë të pavaksinuar është 18.3%. Numri i pacientëve me COVID-19 që po marrin trajtim në spital u rrit në 584 (+ 34% në një javë). 110 pacientë (+ 31%) u shtruan në njësitë e kujdesit intensiv (ICU).

Instituti shëndetësor vlerëson se rritja e rasteve është pjesërisht për shkak të lehtësimit të masave katër javë më parë dhe pjesërisht të sezonit. Qeveria holandeze njoftoi të hënën se po shqyrtonte masa të reja për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Në total, Holanda ka regjistruar më shumë se 18,700 viktima dhe 2.12 milionë raste që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!