Rritja e rasteve me koronavirus shtyn ceremoninë e çmimeve Grammy

schedule22:50 - 5 Janar, 2021

schedule 22:50 - 5 Janar, 2021

Ceremonia e çmimeve Grammy ishte caktuar për t’u zhvilluar më 31 janar, por është shtyrë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Los Angeles. Lajmin e kanë dhënë revistat “Rolling Stones” si dhe “Variety”.

Dy revistat duke cituar shumë burime kanë thënë se ceremonia që ndanë çmimet më të larta në industrinë e muzikës mund të organizohet në mars.

Los Angelesi është duke përjetuar një rritje të numrit të rasteve me koronavirus dhe po ashtu edhe të vdekjeve si pasojë e COVID-19. Spitalet janë të ngarkuara, ndërsa autoritetet kanë marrë masa kufizuese.

Organizatorët e Grammy disa javë më parë kishin thënë se po shikojnë mundësinë që ceremoninë ta mbajnë pa audiencë dhe tapet të kuq. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!