Rritja e rasteve me koronavirus, Franca pritet të marrë masa të reja

schedule14:37 - 24 Nëntor, 2021

schedule 14:37 - 24 Nëntor, 2021

Rritja e rasteve me koronavirus ka detyruar qeverinë franceze të marrë masa të reja. Qeveria pritet të njoftojë ditën e nesërme masat e reja për të frenuar përhapjen e Covid-19. Pas Austrisë, e cila ka vendosur një bllokim kombëtar dhe  bllokimit lokal të Italisë dhe Gjermanisë, shteti i radhës që pritet të ndërmarrë masa të ashpra është Franca.

Sipas Reuters, qeveria kërkon të përshpejtojë fushatën e vaksinimit dhe pritet të vendosë  kufizime për sa i përket vaksinimit apo certifikatës të Covid.

Franca ka regjistruar 7,450,691 raste dhe 118,653 viktima që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!