Rritja e rasteve me Covid, mjeku infeksionist tek Hygeia: Të vaksinohen edhe ata që e kanë kaluar virusin

schedule16:05 - 13 Gusht, 2021

schedule 16:05 - 13 Gusht, 2021

Varianti Delta i Covid-19, ka bërë që të shtohen rastet e infektimeve. Vaksina mbetet e vetmja alternativë që mund të na mbrojë nga rastet e rënda apo edhe vdekjet.

Mjeku infeksionist i spitalit Hygeia, Arben Pilaca, thotë se edhe ata të cilët e kanë kaluar Covid, pavarësisht imunitetit natyral duhet të vaksinohen. Sipas tij, jemi ende larg imunitetit të tufës.

“Edhe për Covid thuhet që imuniteti natyror është i mjaftueshëm…Nëse na del një tip i ri, ne na duhet  një rikujtim i imunitetit që të rrisë numrin e ushtrisë së antikorpeve. Prandaj vaksina rekomandohet jo vetëm për të pakësuar zinxhirin e transmetimit, por në qoftë se je i vaksinuar do ta kesh formën klinike më të lehtë.”

Rastet me Covid 19, janë rritur ndjeshëm, kjo edhe për shkak të përhapjes me shpejtësi të variantit Delta. Prej kohësh tashmë vihet re që qytetarët i neglizhojnë masat e vendosura më herët për t’u mbrojtur nga Covid. Mjeku ka një apel për ta.

“Të vazhdojnë të ndjekin ato rregullat që janë vënë për higjienën personale, për distancimin social, për mënjanimin e grupimeve të panevojshme, sidomos në ambientet e brendshme.”

Imuniteti i tufës është e vetmja mënyrë që mund ta normalizojë situatën pandemike. Sipas mjekut kjo do një kohë të gjatë të arrihet, për shkak të numrit të lartë të popullsisë dhe mungesës së kapaciteteve për tu vaksinuar brenda një periudhe të shkurtër. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!