Rritja e rasteve me Covid, Belgjika zgjat bllokimin deri në 1 Prill

schedule14:20 - 6 Shkurt, 2021

schedule 14:20 - 6 Shkurt, 2021

Belgjika ka zgjatur bllokimin e vendit deri në 1 Prill, megjithatë disa kufizime do të lehtësohen nga 13 shkurti, sipas njoftimit të kryeministrit të vendit në një konferencë shtypi.
Baret dhe restorantet, të cilat janë mbyllur që nga tetori i kaluar, do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

“Situata e koronavirusit në vendin tonë ka qenë mjaft e qëndrueshme që nga fillimi i dhjetorit, ne kemi parë që shtrimet në spital dhe niveli i vdekshmërisë po zvogëlohet, por nga ana tjetër, kemi parë se rritja e numrit të rasteve mbetet përafërsisht në të njëjtin nivel, ”tha kryeministri belg Aleksander De Croo.

Ai ia atribuoi stabilitetin e pandemisë, personave që ndjekin rregullat por shtoi se ata do të duhet të jenë “veçanërisht të kujdesshëm me situatën” nëse masat lehtësohen./abcnews.al