Rritja e rasteve me Covid-19, Tajvani mbyll shkollat deri me 14 Qershor

schedule10:21 - 25 Maj, 2021

schedule 10:21 - 25 Maj, 2021

Tajvani ka zgjatur  gjendjen e jashtëzakonshme pas rritjes së rasteve me Covid-19. Vendi ka raportuar 281 raste dhe 6 viktima në 24 orë. Numri më i madh i rasteve të reja u regjistruan në Taipei (155), ndërsa 49  në qytete të tjera.

Dy raste u raportuan  në Taitung që do të thotë se koronavirusi është përhapur në çdo qark të Tajvanit. Vendi është në fazën e tretë të gjendjes së jashtëzakonshme.

Në bazë të urdhrit të qeverisë shkollat do të qëndrojnë të mbyllura  deri në fund të muajit dhe ceremonitë e diplomimit do të anulohen ose do të zhvillohen online./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!