Rritja e rasteve me Covid-19 në Greqi, autoritetet paralajmërojnë shtyrje të bllokimit

schedule23:46 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 23:46 - 2 Dhjetor, 2020

Edhe pse prej një muaji vendi ndodhet në bllokim, zinxhiri i transmetimit të Covid-19 në Greqi nuk është ndërprerë dhe rritja e rasteve mbetet e  qëndrueshme.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë shanset për zgjatje të bllokimit janë gjithmonë e në rritje.

Javën e kaluar ekspertët deklaruan se rezultatet e bllokimit nuk ishin ashtu si pritej. Numri i pacientëve në spitale ka arritur mbi 4200. Më 7 nëntor kur nisi bllokimi numri i të intubuarve ishte 234 dhe brenda dy javësh kjo shifër u dyfishua. Më 19 nëntor numri arriti në 504 ndërsa sot ka arritur në 613.

Ministria e Shëndetësisë po përpiqet të stimulojë stafin mjekësor në Greqinë veriore. Ministri i Shëndetësisë njofton se për mjekët e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit pagat do të dyfishohen./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!