Vizita e kryeministrit britanik Boris Johnson javën e ardhshme në Indi është anuluar.
“Në bazë të situatës aktuale të koronavirusit, Kryeministri Boris Johnson nuk do të udhëtojë në Indi javën e ardhshme por kryeministrat Modi dhe Johnson do të jenë në kontakt të vazhdueshëm për të folur rreth planeve të tyre ambicioze për partneritetin e ardhshëm midis Britanisë dhe Indisë.” thuhet në një deklaratë të përbashkët nga qeveria britanike dhe indiane.
Johnson dhe Modi do të takohen personalisht më vonë pas përmirësimit të situatës së koronavirusit në Indi. India është një nga vendet më të prekura. Vendi ka regjistruar mbi 200 mijë raste për të pestën ditë radhazi.
Ndërkohë Britania e cila ka nën kontroll situatën, tani është e shqetësuar për shkak të rritjes së rasteve me variantin indian./abcnews.al