Greqia ka shtyrë planet për të rihapur të gjitha shkollat e mesme muajin tjetër pas një rritje të re të rasteve me koronavirus. Autoritetet e shëndetit e kanë argumentuar vendimin me faktin që shkollat mbeten “zonat e kuqe” kritike. Kështu, mësimi nga distanca do të vijojë nga distanca.
Javën e kaluar qeveria bëri të ditur se do të rihapte shkollat e mesme më 1 shkurt, për herë të parë në më shumë se dy muaj pasi presioni mbi sistemin e shëndetit publik ishte lehtësuar në javët e fundit.
“Shkollat e mesme në zonat e kuqe do të vazhdojnë të japin mësime nga distanca,” tha zëvendës ministrja e arsimit, Zeta Makri, në një intervistë me TV shtetëror ERT.
Pjesë të Greqisë veriore dhe AtikaPerëndimore janë rajonet që e pësojnë më shumë nga një rritje e re në rastet e Covid-19, të cilat janë dyfishuar që nga fillimi i javës. s.b/abcnews.al/