Rritja e rasteve me Covid-19, gjobë për ata që nuk mbajnë maskë në New York

schedule09:14 - 30 Shtator, 2020

schedule 09:14 - 30 Shtator, 2020

New York do t’u vendosë gjoba personave që refuzojnë të mbajnë maskë. Ndërkohë që rastet pozitive me Covid-19, u rritën mbi 3 për qind, për herë të parë pas disa muajsh, tha të martën Kryebashkiaku Bill de Blasio.

Zyrtarët së pari do të ofrojnë maska falas për ata që nuk kanë vendosur. Nëse personi refuzon, atij do t’i vihet gjobë, u tha gazetarëve De Blasio.

“Synimi ynë, natyrisht, është t’u japim të gjithëve një maskë falas për fytyrën”, tha  De Blasio. “Ne nuk duam t’i gjobisim njerëzit, por nëse duhet, do ta bëjmë”.

Më shumë se 7 milion njerëz janë infektuar në SHBA dhe më shumë se 200,000 kanë vdekur. Sipas Universitetit Johns Hopkins , shteti i New York ka regjistruar më shumë se 450,000 raste dhe më shumë se 25,000 viktima.

Rregulli i ri është i ngjashëm, me praktikën e   vendosur në fillim të këtij muaji nga Autoriteti Metropolitan i Transportit, i kontrolluar nga guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo.

Sipas asaj praktike, udhëtarët që refuzojnë të mbajnë maskë në transportin publik gjobiten me 50 dollarë./abcnews.al