Alarm nga versioni anglez i koronavirusit, disa zona në Greqi sërish drejt masave të ashpra

schedule11:08 - 27 Janar, 2021

schedule 11:08 - 27 Janar, 2021

Pas dy javësh stabilizim të rasteve, të dhënat epidemiologjike sinjalizuan përsëri një alarm për autoritetet greke, në një kohë kur rastet e variantit të ri kanë tejkaluar 200 raste në Atika.

Pas shpërthimit të rasteve, ekspertët e Komitetit të Shëndetësisë për koronavirusin  deklaruan se janë të gatshëm të ndërmarrin masa të reja  në zonat “e kuqe”.

Rikujtojmë se gjimnazet dhe liceu pritet të hapen, pasi ata kanë marrë dritën “jeshile”.

Situata, në fakt, për zonat “e kuqe” u shqyrtua edhe një herë një takim të martën me Kyriakos Mitsotakis.

Sipas Newsbomb.gr, në takim u diskutua tendenca në rritje e rasteve, e cila është  problematike dhe se nëse është e nevojshme, do të merren masa në zonat “të kuqe” siç është Atika.

Sipas të njëjtit informacion, ekziston mundësia që masat të vendosen edhe të premten në zonat që kanë një rritje të madhe të rasteve.

Rektori i EKPA, Athanasios Dimopoulos, duke folur për SKAI, deklaroi se shkurti dhe gjysma e marsit janë muajt më të rrezikshëm për virusin e gripit.

“Tradicionalisht në Greqi kemi valën e gripit në krahasim me Europën. Kjo është për shkak të temperaturave më të ulëta. “Nëse vazhdon rritja e rasteve dhe shtrimet në spitale, sigurisht që do të jetë e nevojshme që të merren masa të tjera shtesë.

Nuk përjashtohet as mundësia që vendimi që është marrë tashmë për hapjen e gjimnazeve dhe liceut të ndryshojë nëse gjërat përkeqësohen ,” tha për ANT1 anëtari i komitetit të ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Duke iu referuar edhe njëherë çështjes së ndryshimit të vendimeve ose marrjes së masave të reja, anëtari i komitetit të ekspertëve tha se “gjithçka mund të ndodhë pasi në një pandemi asgjë nuk përjashtohet.

Mbi të gjitha është shëndeti. Kjo është arsyeja pse shpeshherë ndryshojnë edhe masat për shkak të ndryshimeve në numrin e rasteve gjatë javëve./abcnews.al