Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritja e rasteve me Covid-19, Belgjika mbyll baret dhe restorantet

schedule08:21 - 17 Tetor, 2020

schedule 08:21 - 17 Tetor, 2020

Pas rritjeve të rasteve të reja me COVID-19,  Belgjika ka vendosur të mbylli të gjitha baret dhe restorantet për katër javët e ardhshme si dhe të vendosë orë policore.

Kryeministri belg, Alexander De Croo, ka bërë të ditura masat,  duke paralajmëruar se COVID-19, është duke u rritur në mënyrë “eksponenciale”.

“Javë pas jave, të dhënat janë duke u dyfishuar, është një rritje eksponenciale”, ka thënë De Croo në një konferencë në media.

Rajoni i qytetit të Brukselit ka urdhëruar që baret dhe restorantet të mbylleshin javën e kaluar, por njoftimi i së premtes ka shtrirë masën në gjithë vendin.

Kufizimet e reja përfshijnë edhe orën policore nga mesnata deri në 5 të mëngjesit, me qëllim të parandalimit të njerëzve që të organizojnë festa nëpër shtëpi. Puna nga shtëpitë duhet të “bëhet norma e re” ka thënë De Croo, derisa teatrot dhe kinematë janë të lejuara të qëndrojnë të hapura, duke respektuar distancën fizike.

Autoritetet shëndetësore belge kanë regjistruar 191,959 persona të infektuar me koronavirus dhe 10,327 viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!