Rritja e rasteve, Irani përfshihet nga vala e katërt e Covid-19

schedule08:55 - 6 Prill, 2021

schedule 08:55 - 6 Prill, 2021

Irani është përfshirë tashmë nga vala e katërt Covid-19, tha zëdhënësja e  ministrisë së shëndetësisë Sima Sadat Lari në një konferencë për shtyp.

Vendi regjistroi 13.890 raste të reja Covid-19 të hënën, duke çuar  numrin e përgjithshëm të rasteve në 1,945,964, ndërsa raportoi 172 viktima, duke e çuar numrin e viktimave në 63,332.

Ndërsa numri i pacientëve të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv  është  4,095.

Ministria e shëndetësisë gjithashtu  tha se 88 qytete janë kategorizuar si “Zona të Kuqe” në Iran, ku për dy javë mesatarisht më shumë se tre persona në njëqind mijë janë të shtruar në spital.

Ministria e Shëndetësisë së Iranit ka parashikuar një rritje të rasteve dhe numrit të të viktimave, ndërsa njerëzit  do të rikthehen nga udhëtimet dhe tubimet me rastin e festës Persiane të Vitit të Ri, ose Nevruz, për dy javë, e cila filloi në 21 Mars.

Irani ka shënuar shpërthimin më të rëndë Covid-19 në Lindjen e Mesme, me numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave në rajon. Kufizimet në vend janë ende në fuqi për të shmangur një shpërthim më të madh të rasteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!