Rritja e rasteve dhe frika nga variantet e reja, vendet nordike shtrëngojnë masat

schedule14:46 - 1 Mars, 2021

schedule 14:46 - 1 Mars, 2021

Vetëm tre muaj më parë, Finlanda kishte mesataren më të ulët të Europës në numrin e rasteve me Covid-19 dhe vdekjeve për frymë, duke mbajtur nën kontroll  koronavirusin pavarësisht kufizimeve të lehta.

Por tani vendi po përballet me një rritje të rasteve- dhe qeveria ka ndryshuar politikën.

Të hënën, qeveria e Finlandës shpalli  gjendjen e  jashtëzakonshme për shkak të rritjes të rasteve, pjesërisht për shkak të përhapjes së varianteve të reja.

Vendi do të hyjë në një bllokim tre-javor në 8 Mars, sipas Kryeministrit Sanna Marin.

Në një deklaratë, qeveria tha:

“Numri dhe incidenca e rasteve të Covid-19 në Finlandë është  rritur shumë shpejt që nga fillimi i shkurtit 2021. Numri i rasteve të shkaktuara nga variantet e reja të virusit është rritur shumë, gjë që mund të përshpejtojë më tej epideminë dhe të rrisë numrin e të shtruarve në spital.”

Kufizimet më të rrepta kanë hyrë tashmë në fuqi në shtatë rrethe, përfshirë kryeqytetin, Helsinki.

Përtej kufirit në Norvegji, zyrtarët po shtrëngojnë gjithashtu masat për shkak të një rritje të rasteve në kryeqytet si “një pasojë e importit të varianteve të reja të koronavirusit”.

Variantet e reja të virusit po përhapen më shpejt se variantet e mëparshme, “tha Këshilltari i Oslos, Raymond Johansen në një deklaratë të dielën.

“Kjo do të thotë që ne tani duhet të shtrëngojmë masat në përputhje me rekomandimet e autoriteteve kombëtare të shëndetit.

Nga e marta deri më 15 mars, masat e reja në Oslo përfshijnë: mbylljen e të gjithë restoranteve, përveç shërbimeve delivery; dhe mbylljen e të gjithave dyqaneve, përveç farmacive dhe dyqaneve ushqimore / pijeve.

Nga e hëna, studentët do të qëndrojnë në shtëpi dhe të mërkurën, të gjitha shkollat ​​do të zhvillojnë mësimin e kombinuar: tradicional dhe virtual./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!