Rritja e pagave, qytetari: Ky popull merret me thashetheme, Rama ka 4 muaj që e ka thënë

schedule09:36 - 31 Mars, 2023

schedule 09:36 - 31 Mars, 2023

Një telefonues në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC News, ka deklaruar se populli shqiptar merret me thashetheme. Kjo pasi sipas qytetarit, premtimi i kryeministrit Edi Rama se brenda dy vitesh do të rriten pagat mesatare të administratës deri në 900 euro, duhet vlerësuar.

Ai theksoi se kjo nuk është për çështje fushate, pasi kryeministri kishte 4 muaj që kishte thënë.

“Desha të flas pak për ata që flasin në televizion për punën e qeverisë. Është e tmerrshme të flasësh për qeverinë kur nuk shikon hallet e shtëpisë tate, familjes tate. Diçka kam dëgjuar nga qeveria, kryeministri që thotë do rrisim brenda dy vjetësh pagat për administratën. Është diçka shumë e mirë, por po të rrisi pak dhe pensionet apo ndihmën ekonomike, që janë këto të kempit dhe të gjitha këto gjërat, është diçka shumë e mirë.

Si ka mundësi që nuk shohim në një televizion, të marri një nga këto të ministrisë së Financave dhe ta pyesi, si do rriten, sa do rriten dhe kur do rriten. Po flasin nëpër televizione vetëm mallkime, fyerje, sharje. Ky popull merret me thashetheme për mendimin tim. Flasin gjithmonë çështje fushatash, por jo mo vëlla, nuk është çështje fushatash se ka 3-4 muaj që e ka thënë, që do japim një rritje tjetër për pensionistët, për njerëzit në nevojë. Shumë mirë që bëhet kjo gjë se flasin nëpër TV, opinionistë, gazetarë, jo pse rriten tani, jo është për fushatë. Është për të vënë duart në kokë me këtë popull”, u shpreh qytetari./abcnews.al