Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri e ftuar në “Newsline”, komentoi edhe nismën e fundit nga qeveria për rritjen e pagave, duke e cilësuar si nismë pozitive, por ka theksuar se një gjë të tillë opozita e ka kërkuar që në miratimin e buxhetit, por u refuzua.
“Të rrisësh pagat, sigurisht që është një nismë pozitive, pas 10 vitesh qeverisje. Në momentin e miratimit të buxhetit ne e kërkuam këtë, por na u refuzua.
Orientimi i votuesve duke shfrytëzuar buxhetin zgjedhor në fushatë është shkelje. Jemi ende në fazën e një premtimi, pasi ai thotë që kjo do të realizohet deri në vitin 2025.
Kemi një disbalancë mes çmimeve dhe rrogave” tha deputetja e PD.
Partia Demokratike zyrtare ende nuk e ka çelur zyrtarisht fushatën, ndërsa deputetja Pampuri ka bërë me dije se do të hapet në ditët në vijim.
Ajo tha se do të ketë një ceremoni dhe do të prezantohet programi.
“Prezantimi i kandidatëve po vijon, po ashtu edhe me anëtarët e Këshillit Bashkiak. Kemi edhe takime të përditshme.
Hapja e fushatës është duke u punuar, do të bëhet në pak ditë. Do të ketë një ceremoni dhe prezantimit të programit dhe do të nisim punën me takimet,” tha ajo.
Në lidhje me mundësinë e pasjes së një kauze ideologjike pas zgjedhjeve të “14 Majit”, Pampuri u shpreh e bindur se do të ketë, pasi në përfundimin e këtyre zgjedhjeve nuk do të ndryshojë asgjë në PD zyrtare.
“Ne kemi theksuar se përçarja nuk i shërbente fitores. Sigurisht që ka patur vështirësi sa i përket rezultatit. Ndaj edhe jemi munduar të shtrijmë dorën, por duke ruajtur disa standerte.
Tani a do ketë PD ideologji? Sigurisht që do të ketë. Vijimësia e PD nuk do të ketë një fund fatal.
Në zgjedhje futesh për të mundur Ramën. Pastaj se si dalim, kjo ka pak rëndësi.
Pa zgjedhjeve del fituese dhe humbësi. Ajo që ne duhet të na bëjë të reflektojmë është pse ne erdhëm deri këtu.
Në bëmë çdo tratativë deri në minutat e fundit, por nuk arrit. Të çosh demokratët në një parti tjetër, dhe të lesh pjesën tjetër e demokratëve , që janë ata që punuan për një rezultat të mirë në 2021.
Ne futemi për rezultat, por nuk mundet askush të mendojë që pas 14 majit të ketë fund fatal.
Fund fatal do të jetë nëse bashkitë e djathta nuk do të fitohen, atëherë do të ketë humbje fatale”, tha Pampuri.r.t/abcnews.al