Eksperti për Çështjet e Ekonomisë, Majlind Lazimi i ftuar në ABC News, me gazetaren Genta Dobra ka komentuar ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, i cili ka theksuar se në vendin tonë ajo është parë gjithmonë si një ditë pushimi.
Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që të theksojmë se papunësia te të rinjtë është një fakt që mbetet problem por sipas tij janë dhe vetë kjo shtresë që në shumë raste nuk kërkojnë punë.
Gjithashtu ai ka theksuar se shumë nga të rinjtë tashmë kanë zgjedhur që të largohen nga vendi dhe kjo ka sjellë dhe zbehjen e papunësisë.
“Unë besoj se prej vitesh në vendin tonë nuk është protestuar asnjëherë dhe shumë e konsiderojnë si ditë pushimi. Në nivel global ka pasur ndryshime përsa i përket tregut të punës. Të kujtojmë pandeminë që ka ndryshuar fokusin e punësimit, në vendin tonë kemi deficit demografik kemi plakje të popullsisë për shkak të emigracionit, i cili sërish është masiv. Duhet të kuptojmë se tendencës globale dhe të teknologjisë mund të themi që një pjesë e mirë e ekonomisë ka përfunduar tek biznesmenët. Në rastin e Shqipërisë duhet që të shqetësohemi për grup moshën 15-29 vjeç.
Është një kontekst në çdo dy dimensione, çdo i ri nuk ka eksperiencë dhe është paradox se u kërkohet nga punëdhënësi dhe është fasha e moshës që kanë më shumë emigracion. Ne kemi një ekonomi tregtare, kohët e fundit kemi të bëjnë me zhvillimin e teknologjinë që i ka dhënë mundësi që dhe të vetëpunësohen. Kemi dhe një shifër të të papunëve që nuk shkojnë as të kërkojnë punë. Për aq kohë sa kemi shumë emigracion
Ajo që është sfiduese është që ne duhet që të kemi një politikë aktive të punësimit, deri në 2035 është parashikuar që një numër i madh i profesioneve edhe do të humbasin për shkak të teknologjisë”, ka thënë ai.
Gjithashtu ai ka vënë në dukje se nisma e qeverisë për rritjen e pagave mund të jetë një indikator që mund të ndihmojë në uljen e numrit të emigrimit.
Sipas tij është e rëndësishme që të kuptojmë se tashmë është teknologjia ajo që po merr shumë vëmendje dhe në një të ardhme jo shumë të largët mund të kemi zhdukjen e disa profesioneve.
“Rritja e pagave është një lajm i mirë, dhe besoj se një gjë e tillë do të ketë edhe efektin te sektori privat. Rreth 15 mijë vende punë janë në mungese, po kërkojnë specialist ndërtimi me 1500 euro në muaj por që e kanë të pamundur që të gjejnë.
Në zonat rurale dhe verilindore një pagë që është e vogël me 400 euro në krahasim me një mijë euro që mund të marrë kryefamiljari që ndodhet në emigracion duket si shumë pak. Në tregun tonë ka një rëndësi të veçantë që të ndikojnë në këtë treg për të ndihmuar të rinjtë. Nuk është vetëm paga i vetmi indikator por besoj se janë dhe kushtet e punës që përtej pagës, duhet që të kemi parasysh rregullat që ndikojnë. Ndërtimi është një problematikë, minierat ku përveç elementit të pagës duhet që të kemi dhe një monitorim për kushtet e punës. Pas pandemisë së viteve 2020-2021 patëm atë tërheqjen masive që një ditë të javës i linin që të punonin nga shtëpia.
Ka shumë shtete që tashmë po sjellin formën e 4 ditëve pune. Nuk është e lehtë që të importojmë punëtorë, por fakti sesa mund të integrohen ato. Bujqësia ka shumë probleme dhe mungesë, turizmi po ashtu është një tjetër sektor që ka mungesë për krahë pune, ne sot po i kemi këto probleme por në të ardhmen ku pritet që të kemi hapjen e sa më shumë hoteleve do të kemi akoma më shumë probleme”, ka thënë ai./abcnews.al