Rritja e normës së interesit, Brumbulli: Ndikon në uljen e kreditimit

schedule16:00 - 24 Mars, 2022

schedule 16:00 - 24 Mars, 2022

Nga Erblina  Mile

Rritja e normës së interesit  nga 0.5% në 1% do shtrenjtojë kreditë në lekë dhe do rrisë kriteret e përzgjedhjes së klientëve nga bankat. Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave Spiro Brumbulli thekson se një masë e tillë është e domosdoshme në një situatë krize.

Një masë e tillë mund të reflektohet në treg brenda muajit  dhe mund te ndikoj edhe në ulje të kreditimit.

Nëse konflikti  Rusi -Ukrainë mund të vazhdoj Banka e Shqipërisë mund të ndërhyj sërish në rishikimin e normës së interesit.

Duke ndryshuar normën bazë, banka qendrore  ndikon të gjitha normat e interesit në treg, në mënyrë që të krijojë kushte për të garantuar sasinë e kërkesës dhe ofertës së ekonomisë për mallra dhe shërbime. Sipas projeksioneve të Bankës së Shqipërisë inflacioni pritet të rikthehet në objektiv në fundit të vitit 2023./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!