Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Rritja e kompensimeve për ushtarakët/ Rama: Synojmë nivel konkurrues me vendet e NATO-s

schedule10:07 - 22 Mars, 2026

schedule 10:07 - 22 Mars, 2026

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masa të reja për përmirësimin e trajtimit financiar të Forcave të Armatosura, gjatë një deklarate në podcast-in e tij “Flasim”. Ai bëri të ditur se në buxhetin e vitit 2026 është parashikuar një rritje prej afro 12% e fondeve për mbrojtjen, në përputhje me angazhimet ndaj NATO dhe synimin për të garantuar kushte më dinjitoze për ushtarakët shqiptarë.

Sipas Ramës, përveç rritjes së pagave që ka hyrë në fuqi që nga janari, qeveria ka miratuar edhe mbulimin e kostove të transportit për çdo ushtarak aktiv. Ai theksoi se këto masa synojnë rritjen graduale të pagave dhe përfitimeve, me objektivin që deri në fund të mandatit paga e ushtarit bazë të rritet deri në 70%, duke arritur mesataren e vendeve të NATO-s.

“Kur miratuam buxhetin e vitit 2026, vendosëm t’i japim mbrojtjes afro 12% më shumë fonde sesa viti i mëparshëm, gjë që ishte natyrisht edhe rezultati i angazhimit tonë për t’i qëndruar skedulës së rritjes së financimeve të vendeve të NATO-s, por edhe për t’i qëndruar zotimit për një trajtim gjithnjë e më dinjitoz të forcave tona të armatosura. Në fund të shkurtit, vendosëm dhe rritjen e pagave për ushtarakët, me një efekt të drejtpërdrejtë nga janari dhe në mbledhjen e fundit të qeverisë, kemi miratuar dhe mbulimin e kostos së transportit për çdo ushtarak aktiv.



Ky është një hap i shumëpritur dhe i mirëpritur nga të gjithë ata, që nën uniformën e Forcave tona të Armatosura i shërbejnë vendit në çdo front dhe synimi ynë mbetet një pagë konkurruese dhe një trajtim financiar, që deri në fund të këtij mandati do të jetë në mesataren e vendeve të NATO-s. E thënë ndryshe deri në fund të këtij mandati, objektivi i  parashikuar dhe në ndërkohë i përkthyer në një plan rritje të pagës, është që paga e ushtarit bazë në Republikën e Shqipërisë të rritet me deri në 70 %”, tha Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!