Rritja e frikshme e infeksionit! Gjermania fut në izolim total zonën e Alpeve

schedule20:02 - 20 Tetor, 2020

schedule 20:02 - 20 Tetor, 2020

Rritja e rasteve me koronavirus në javët e fundit ka bërë që një zonë në alpe në Bavari, në jug të Gjermanisë të rimarrë vendimin ekstrem për t’u futur në karantinë për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Berchtesgadener në kufi me Austrinë bëhet rajoni i parë gjerman që futet në karantinën e dytë për shkak të sëmundjes. Sipas medieve gjermane, 105000 banorët e tij do të lejohen të dalin nga shtëpitë vetëm për arsye të domosdoshme.

Në kushtet kur në Berchtesgadener shkalla e infeksionit lokal arriti në 273 banorë në 100.000 u vendos karantina 14 ditore.

Situata në të gjithë botën është kritike, pasi po shkohet drejt një vale të dytë me dimrin në prag. Shifrat në javët e fundit janë rritur në mënyrë të frikshme në Gjermani, Itali, Greqi, Angli, Spanjë, por edhe në Shqipëri./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!