Rritja e ekstremit të djathtë në Evropë/ Prenkaj: Albin Kurti nuk tregoi lidership në procesin e dialogut

schedule16:40 - 2 Korrik, 2024

schedule 16:40 - 2 Korrik, 2024

KOSOVË- Ambasadori Albert Prenkaj i ftuar në “Ballkan Update” në ABC News me gazetaren Linda Karadaku, u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar mungesë lidershipi në procesin e dialogut me Serbinë.

Ai theksoi se që në fillim Kurti  është fokusuar te dialogu në nivel teknik, duke mos hyrë aty ku duhet, në thelbin e çështjes.

“Kurti që nga futja në negociata, ka filluar një dialog nga niveli teknik. Ka filluar nga targat, për t’u futur në agjendën e presidentit Vuçiç, i cili ka zhvilluar një politikë të negociatave që në fillim duke e quajtur negocim teknik. Kurti nuk tregon lidership, as aftësi në negocimi dhe po pësojmë dëme, po flasim për sanksionet që bashkësia evropiane ka vendosur nga Kosovës. Kjo  tregon mungesë lidershipi dhe mungesë kapaciteti menaxhues”, tha ai.

Duke komentuar fitoret e të djathtës ekstreme në disa shtete të Evropës, ambasadori theksoi se Kosova e ka humbur shpejtësinë e lëvizjes drejt integrimit në Bashkimit Evropian dhe për këtë ka një përgjegjës kryesor; Albin Kurtin.

“Evropa po lëviz nga e djathta dhe kjo tregon kthimin tek burimi i nacionalizmit. Ne e kemi humbur shpejtësinë e lëvizjes drejt integrimit në BE”, tha ai./ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!