Rritja e çmimit të naftës, Soko e Sejdarasi: Ekstra logjike, 2 taksat e çuditshme

schedule22:35 - 8 Shkurt, 2022

schedule 22:35 - 8 Shkurt, 2022

2 ekspertët Pano Soko dhe Bardhi Sejdarasi të ftuar në emisionin “Log” në Abc kanë folur për çmimet rekord të karburanteve në vendin tonë të cilat kanë arritur në afro 200 lekë për litër si dhe për zgjidhjet e mundshme.

“Pjesën më të madhe të të gjithë partneriteteve që kam e kam me kompani të energjisë dhe një pjesë të mirë e kam dhe me kompanitë e naftës. Ne kemi treg që e quajmë bursë. Pati një rritje ku nafta në Shqipëri  vinte me  rreth  67 lekë për litër. Në kundërshtim me atë që do japësh pak më vonë se ministra do thotë se ky është çmim tregu. Nëse kemi këtë çmim dhe s’e kemi sa në Maqedoni qe çmimi është rreth 138 lekë. Pse s’e kemi ne aq? Ne e marrim naftën në të njëjtin vend edhe ata e blejnë në Itali dhe Spanjë, ata bëjnë rrugë më të gjatë se e çojnë në Shkup dhe e shpërndajnë. Sepse taksat që keni vendosur te nafta janë taksa që ata si kanë. Ata kanë vetëm një akcizë. Pse duhet ndërhyrë te taksa e qarkullimit? Kjo taksë është ekstra logjike”, tha Soko.

Sejdarasi tha se rritja e çmimit të naftës vjen nga përfshirja e tatimit dhe e taksave. Sipas tij dy taksa të çuditshme janë ajo e markimit dhe e skanimit.

“Sqarimi ka të bëjë me bursën e hidorkarbureve. Atëherë zgjidhja ishte kush bën më shumë kilometra paguan më shumë. Maqedonia ka 28 lekë për litër akciza ne sot e kemi 38. Ligji i akcizës thotë se indeksimi i akcizës bëhet njëherë në 2 vjet. Nëse themi se karburanti u rrit me kaq të kemi parasysh se kujt t’i referohemi. Ajo që e rrit çmimin  e naftës është përfshirja e tatimit dhe taksave. Është sistemi i llogaritjes së çmimit që na bën të jemi këtu ku jemi e të themi se po na vjedh qeveria. Kemi 2 taksa të çuditshme, taksë markimi dhe skanimi. Me të drejtë thatë të heqim taksën e qarkullimit dhe karbonit. E heqim nga nafta dhe do e paguajë çdo qytetar, sepse është taksë mjedisi.

Kemi skanimin. Keni dëgjuar të thuhet se u skanuan 5 cisterna dhe u gjet një gjë e paligjshme. Ne handikapin më të madh e kemi nga rapiskani. Doni ta lehtësojmë, atëherë mund t’i kërkohet jo akciza dhe tvsh sepse janë taksa që i paguajmë ne. Është koncesioni i pompave të karburantit. Ka pagesë shumë të rëndë dhe që e shton çmimin e litrit të karburantit. Po t’i mbledh të gjitha këto taksa ju  garantoj se të zbriten këto dhe u garantoj se disa miqtë e mi që shkojnë të furnizohen në strugë do furnizohen këtu”, tha Sejdarasi.

Në krahasim me shtetet e tjera të Europës, në vlerë absolute Shqipëria renditet e 15-a sa i përket kostos së një litri karburant, me rreth 1.8 USD/litër, pas shteteve të tilla si Greqia, Norvegjia, Suedia, Zvicra, Italia, Danimarka, Belgjika Franca, që kanë të ardhura shumë më të larta sesa ne. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!