Rritja e çmimit të naftës, eksperti: Kemi konsumuar rezervat tradicionale, 2022 një vit akoma më i zymtë

schedule12:26 - 9 Mars, 2022

schedule 12:26 - 9 Mars, 2022

Ekspert për energjinë, Lorenc Gordani këtë të mërkurë ka qenë i ftuar në studion e ABC Live ku ka dhënë detaje në lidhje me situatën e rritjes së çmimeve së fundmi në vendin tonë.

Sipas ekspertit jemi përballë një krize dhe është e rëndësishme që të kemi gati skenarët që do të na ndihmojnë që ta kalojmë atë, pasi pritet që 2022 të jetë një vit akoma më i zymtë dhe më i vështirë.

Ndër të tjera ai ka komentuar dhe faktin e krizës që ka përfshirë transportin publik urban dhe ndër qytetas ku ka theksuar se përgjegjshmëri e madhe është dhe e bashkive të cilat duhet që të jenë të përgjegjshëm dhe të sigurojnë një pjesë të linjave më të rëndësishme.

Rritja e çmimeve në vendin tonë ka nisur që në gusht ku në tetor ne shpallëm edhe emergjencën civile për rritjen e çmimeve. Operatorët evropianë kishin refuzuar që të furnizoheshin me gaz në verë pasi çmimet ishin të larta. Në këtë sens edhe ne kemi shfrytëzuar rezervat tona energjitike.

Duhet që të shpjegojmë se problematika ka nga të dyja palët por fakti është se bërja e projekteve për prodhimin e energjisë me panele diellore duhet që të bëhen studime të mirëfillta.

Shifrat e katër muajve nga janari në prill, rezulto se duhen 320 milionë euro për të siguruar energjinë, dhe se në këtë stad do të kemi rritje të çmimeve. Kufizimet duhet që të vendosen për konsumatorët e mëdhenj siç është që ato të punojnë natën por sërish për ne një gjë e tillë nuk funksiono [asi nuk kemi shumë industri të madhe.

Transporti qytetas është lënë në dorën e privatit, një gjë e tillë duhet që të jetë në duart e bashkive. Po ashtu dhe në Tiranë dy linjat kryesore unazë dhe kinostudio të sigurojnë transportin dhe bileta të mos jetë në vlerën 80 lekë.

Zgjidhjet janë afatgjata dhe në kohën e tyre. Në këtë kuadër na ngelet shumë pak që në emergjencë e tillë të thuhet se konsumatorët duhet që të jenë më koshientë, por ne duam alternativa”, ka thënë ai.

Ndër të tjera eksperti ka komentuar dhe rritjen e çmimit të naftës në nivele maksimale krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ku veçan faktin se në vendin tonë ka një sërë taksash të ndryshme që nuk i kanë fqinjët.

Sipas tij një zgjidhje për të pasur sa më shumë mundësi për daljen nga kriza është që të kemi një treg të integruar dhe të jenë një sistem i ngjashëm fiskal.

Ndjesia e përgjithshme është se ka abuzime, por ne jemi dhe një vend i vogël dhe me kompani pa mbrojtje. Nuk janë kompani gjigante siç është Ukraina e të tjerë ndaj na ngel dhe çmimi politik. Kemi një seri taksash që nuk i kanë dhe vendet e tjera, por në një situatë të tillë ne duhet që të kishim sa më shumë automjete të transportit publik si trenat që te ne nuk funksionojnë. Këto janë problematika të vendeve që nuk janë të përparuara.

Një zgjidhje që mundtë jetë është një sistem i ngjashëm fiskal.2022 është më i vështirë pasi ne i kemi konsumuar rezervat tradicionale dhe situata është e zymtë. Por ne nëse duam që të mbështesim një sektor të caktuar duhet që incentibvvat të shkojnë në një fokus dhe jo të kemi një çmim fiks”, ka thënë eksperti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!