Drejtori i Departamentit të Politikës Monetare në Banka e Shqipërisë, Erald Themeli, deklaroi se nuk pritet një tkurrje e konsumit në vend, por një ritëm më i ngadaltë i rritjes së tij krahasuar me vitin 2025. I ftuar në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ai theksoi se konsumi familjar ndikohet nga tre faktorë kryesorë: kursimet, normat e interesit dhe besimi për të ardhmen ekonomike.
Sipas Themelit, forcimi i kursit të këmbimit të lekut ndaj euros ka ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të inflacionit, duke shmangur nevojën për rritje më të larta të normave të interesit.
Ai shtoi se nëse kushtet aktuale në tregjet valutore do të vijojnë, Shqipëria mund të përfitojë nga një pozicion më i favorshëm ekonomik, megjithëse zhvillimet e ardhshme mbeten për t’u monitoruar, pavarësisht treguesve aktualisht të qëndrueshëm.
“Nuk ka rritje për tkurrjen e konsumit. Mund të kemi një rritje më të ngadaltë të rritjet të konsumit se në vitin 2025. Duhet të kemi parasysh që konsumi në familje varet nga tre të ardhura: e para varet nga depozitat/ kursimet familjare, elementi i dytë është normat e interesit dhe elementi i tretë është besimit për të ardhmen. Forcimi i kursit të këmbimit të lekut ndaj euros ka ndihmuar në forcimin e inflacionit.
Nëse nuk do e kishim këtë kurs këmbimi, do të kishim norma interesi më të larta, për të mbajtur çmimet nën kontroll. Nëse do të vazhdojnë të qëndrojnë premisat në valuta, kjo do e vendoste Shqipërinë në një pozitë më të favorshme. Megjithatë mbetet për t’u parë se si do të vazhdojnë këto dinamika, edhe pse treguesit mbeten të qëndrueshëm”, tha Themeli.


