Rritja e çmimeve të naftës e grurit në Shqipëri abuzive, Gjokutaj: Nuk ka ndikuar lufta

schedule16:48 - 4 Mars, 2022

schedule 16:48 - 4 Mars, 2022

Rritja e çmimit të naftës mbi 210 lekë për litër është artificiale dhe abuzive. Eksperti Eduard Gjokutaj thekson se pavarësisht ndikimit të konfliktit Rusi-Ukrainë çmimin e karburanteve në bursa, efektet nuk mund të ndjehen menjëherë në ekonominë tonë. Thekson se administrata duhet të reagojë dhe të marrë masa .Problem në rritjen e  menjëhershme të çmimeve përcakton edhe ekonominë informale.

Edhe paniku për shtrenjtim drithi për shkak të mbylljes së importit sipas ekspertit Gjokatj nuk justifikohet. Shqipëria mund të plotësojë nevojat nga vende të tjera ndërkohë që edhe prodhimi vendas është shtuar së fundmi.

Një nismë për të fiksuar çmimet e karburanteve siç ka vepruar Kosova nuk e cilëson efektive.

Shqipëria ka gjithmonë një reflektim të menjëherëshëm të rritjes së çmimeve në rastet e shtrenjtimit në bursa të produkteve të ndryshme por pothuajse asnjëherë nuk ka këtë shpejtësi reagimi në rastet e uljes së çmimeve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!