Rritja e çmimeve, qytetarët sërish në protestë para kryeministrisë

schedule17:26 - 29 Mars, 2022

schedule 17:26 - 29 Mars, 2022

Rritja e çmimeve ka mbledhur sërish qytetarët përpara kryeministrisë. Ende nuk është caktuar nëse kjo protestë do vazhdojë çdo ditë.

Kujtojmë se sot Bordi i Monitorimit ka vendosur që të ulë naftën nga 245 në 237 lekë për litër dhe benzinën nga 218 në 211 lekë për litër. Përkatësisht nafta është ulur me 8 lekë dhe benzina me 7 lekë. Bordi ka vendosur për herë të dytë që rrisë përsëri çmimin e gazit  nga 110 lekë për litër në 116.

Ky vendim argumentohet me faktin e uljes së çmimit në bursa i cili para disa ditëve ishte rreth 120 dollarë për fuçi ndërsa aktualisht ka zbritur në 113 dollarë.Por përsëri ulja e çmimeve  rezulton se është më minimale.

Vendimet e bordit të monitorimit të naftës kanë shkaktuar debate në komisionin e Ekonomisë.  Bordi i Monitorimit të karburanteve e uli çmimin e naftës pak para protestës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!