Viti 2022 ka nisur me rënie të besimit në ekonomi. Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin e treguesit të ndjesisë ekonomike e cila ka pësuar një rënie me 1.7 pikë dy muaj pas përmirësimit të këtij treguesi.
Ndikim kryesor në përkeqësim ka dhënë sektori i shërbimeve ,industrisë dhe konsumatorëve. Sipas Bankës së Shqipërisë sektori i industrisë shënoi rënie me 3.8 pikë përqindje e ndikuar nga vlerësimi I bërë mbi ecurinë e biznesit në këtë sektor si dhe me kërkesën.. Po ashtu edhe sektori i shërbimeve i ka vlerësimet negative për të ardhmen duke pësuar rënien më të konsiderueshme me 4.2 pikë, duke marrë shkasë nga performanca më e dobët e komponentëve të lidhur me ecurinë e biznesit si dhe me kërkesën. Bizneset e vlerësojnë situatën aktuale të punësimit në rënie.
Banka e Shqipërisë ka konstatuar rënie edhe në besimin e konsumatorëve me 0.7 pikë .Qytetarët shqiptarë kanë dhënë vlerësimin më negativ lidhur me blerjet në shuma të mëdha si dhe pritjet për situatën e tyre financiare në të ardhmen. Kjo mendohet se është e ndikuar edhe nga situata e përgjithshme e çmimeve në vend. Gjatë javëve të fundit vendi po përballet me shtrenjtim të produkteve ushqimore por edhe të karburanteve
Përmirësim të pritshëmrive ka pasur në sektorin e ndërtimit si rezultat i pritshmërive pozitive për aktivitetin ndërtues si dhe nga treguesi për kontratat porositëse.
Në janar edhe treguesi i besimit në tregti u rrit me 3.4 pikë përqindje, i ndikuar kryesisht nga vlerësimet për ecurinë aktuale të biznesit në këtë sektor.
Ekspertët parashikojnë që rritja e çmimeve të produkteve ushqimore por edhe e karburanteve janë dy elementë që do të ndikojnë direkt në gjendjen ekonomike në Shqipëri. Parashikimet janë që stabilizimi i situatës mund të ndodhë pas 6 mujorit të parë por kjo është e lidhur edhe me ndikimin e tregjeve ndërkombëtare. /abcnews.al/