Rritja e çmimeve, Bode: Sjellja e qeverisë është e gabuar

schedule21:35 - 24 Mars, 2022

schedule 21:35 - 24 Mars, 2022

Ish-ministri i Financave Ridvan Bode, e ka cilësuar të gabuar sjelljen e qeverisë ndaj rritjes së çmimeve në treg.

Bode deklaroi në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, tha se nuk duhet të jetë qeveria ajo që përcakton çmimet, por oferta.

Ai tha se në Shqipëri qeveria duhet të kërkojë sa më shumë mallra nga kompanitë, në mënyrë që vetë oferta të sjellë edhe uljen e çmimit.

Çështja e ndërhyrjes në taksa është sjellje e gabuar e qeverisë.  Sjellja e qeverisë përballë rritjes së çmimeve sot është një sjellje e gabuar. Rritja e cmcimeve sot nuk ëhstë karakteristike e tregut shqiptar. Ne kemi AK dhe është e drejtë e çdo ministri kur mendohet se ka abuzime në treg. Pse them që është e gabuar. Ne duhet të kërkojmë që këtu të hynë sa më shumë mallra që ushqimet të ulen nga oferta, jo duke mbyllur ofertën’, tha Bode në “Log.”.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!