Rritja e çmimeve, Bes Kallaku: Më në fund u çuam për të protestuar, është arritje

schedule20:44 - 20 Mars, 2022

schedule 20:44 - 20 Mars, 2022

Bes Kallaku nisi editorialin e tij duke komentuar protestat që janë bërë për rritjen e çmimit të naftës. Aktori thotë se kreu i qeverisë justifikoi rritjen e çmimit të naftës me argumentin se është luftë. Besi shton me ironi se ka halle më të mëdha sesa “pamundësia e shqiptarit për të blerë bukë”.

“Më në fund ne shqiptarët vendosemi të ngrihemi në protestë për të drejtat tona dhe të protestojnë kundër rritjes së çmimeve në vend. Është arritje për ne por kryeministrit iu duk e palogjikshme, e habitshme dhe e patolerueshme. Sepse ne fshatarët e flliqëm para syve të botës me protestat tona.

Ia morën fytyrën duke u ankuar me çmimet sepse është kohë luftë tha, nuk iu vjen turp. Protestoni në këtë kohë që është luftë.  Atje është gjynah se është luftë. Mirë ata janë gjynah por ne a jemi gjynah. Por për ne a të vjen keq sepse nuk po na përgjigjen çmimet me standartin e jetesës.

Edhe pse e ne e flliqëm, kryeministri doli dhe tha se do të ketë bord për të kontrolluar rritjen e çmimeve të karburanteve. Përveç kësaj, kemi bordin që kontrollon çmimet e ushqimeve.”, tha Besi.

Në fund ai shtoi: “Shqipëria është vendi ku është turp që të ngresh zërin dhe të protestosh pasi bota ka halle më të mëdha sesa pamundësia e shqiptarit për të blerë bukë.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!