Rritet taksa e pronës për bizneset/Rrëzohen dy propozime të LSI

schedule16:04 - 20 Nëntor, 2017

schedule 16:04 - 20 Nëntor, 2017

Taksa e pronës për biznesin nuk do të jetë 0.15% e vlerës, siç u propozua fillimisht, por 0.2%. Ndryshimi u miratua në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa Ministri i Financave theksoi se taksa e pronës do të bëhet në bazë të vlerës së tregut.

Kjo pritet të jetë më e lartë, se çmimet-referencë, që qeveria nxjerr çdo vit.

Në votimin e ndryshimeve fiskale, mazhoranca hodhi poshtë propozimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të ruajtur pragun e xhiros pa TVSH për bizneset, në 5 milionë lekë në vit, dhe për të ulur TVSH-në për mallrat e shportës në 5%./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!