Rritet sipërfaqja e tokave të përmbytura, si paraqitet situata në Shkodër

schedule19:16 - 22 Janar, 2023

schedule 19:16 - 22 Janar, 2023

Situata në Bashkinë e Shkodrës paraqitet e përkeqësuar krahasuar me mëngjesin e sotëm.

Bëhet me dije se numri i sipërfaqeve të përmbytura të arrijë në 1340 Ha.

Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit ndërsa ka prezence uji në oborre në 30 banesa të fshatit Obot.

Rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji duke shkuar në 70 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete.

Grupet e EC te Bashkisë Shkodër janë ne monitorim të vazhdueshëm të situatës.

Njoftimi:

Pershendetje!
Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 18.00 te datës 22.01.2023 paraqitet si me poshte:
Krahasuar me oret e para te mengjesit, situata ka njohur perkeqesim.
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.30 e rritur me 20 cm me oren 08.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.50 m me nje rritje prej 5 cm me oren 08.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1340 Ha, e rritur me 120 Ha me oren 08.00 te dates 22.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 80 cm, e rritur me 15cm me oren 08.00 e dates 22.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ka prezence uji ne oborre ne 30 banesa te fshatit Obot
Ne rrugen e Obotit ka operuar nje mjet I kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 40 Ha toke bujqesore .
Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 70 cm, per momentin rruga eshte e pakalueshme me mjete, ka nje rritje te nivelit prej 40 cm
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates./abcnews.al