Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet sërish numri i të infektuarve me Covid-19 në Rusi, konfirmohen mbi 9,000 raste të reja

schedule10:17 - 31 Maj, 2020

schedule 10:17 - 31 Maj, 2020

Rusia vazhdon të regjistrojë numër të lartë të infektuarish ndërsa numri i viktimave mbetet relativisht i ulët.

Brenda 24 orëve që kaluan vendi regjistroi 9,268 raste të reja me virusin korona duke bërë që totali i të infektuarve në vend të rritet në 405,843.

Nga ana tjetër, zyrtarët e shëndetësisë në vend njoftuan se brenda ditës si pasojë e Covid-19 humbën jetën 138 persona. Kështu, numri total i viktimave në vend rritet në 4,693.

Rusia është ngjitur në një kohë të shkurtër në listën e tre vendeve më të prekur nga pandemia në botë. Vendi lindor paraprihet nga Brazili dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!