Një tjetër viktimë ka humbur jetën këtë të premte në Kosovë duke e çuar në 228 numrin e përgjithshëm të personave që kanë humbur jetën nga Covid.
Viktima është një 77 vjeç që ishte i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit dhe kishte sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit ministria ka njoftuar se kanë humbur jetën 15 persona dhe janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 226 raste të reja. /abcnews.al