Brazili vijon të regjistrojë shifra të larta të personave të regjistruar me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Brazil janë shënuar 1.237 viktima.
Ministria e Shëndetësisë në Brazil njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 53.139 raste të reja.
Po ashtu edhe India vijon të regjistrojë shifra të larta të COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 62.538 raste të reja, ndërsa 886 persona kanë humbur jetën.
Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur në 1.378.105.
Sakaq në Meksikë në 24 orët e fundit janë shënuar 819 viktima, ndërsa janë shënuar 6.590 raste të reja më koronavirus.
Ndërkohë deri më tani, në vend janë shëruar 308.848 persona të prekur me COVID-19.