Në Itali është shënuar sot rritje e numrit të viktimave nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 236 persona. Sot janë regjistruar 41 viktima më shumë se një ditë më parë, ku ishin 195 ë vdekur.
Që nga fillimi i epidemisë 213,013 persona janë infektuar me koronavirus. Emergjencat Civile njoftojnë se gjatë orëve të fundit janë konfirmuar 1,075 raste të reja me koronavirus.
2,352 persona janë shëruar që prej ditës së djeshme, duke e çuar në total 85.231 numrin e personave që kanë fituar betejën me virusin. Ndërkohë, në Lombardi, rajoni më i prekur, ka 509 raste të reja dhe 95 viktima. /abcnews.al


