Të paktën 32 persona kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e koronavirusit. Ndërsa raportohet se numri i personave të infektuar ka arritur në 1061 persona.
Autoritetet shëndetësore greke bëjnë me dije se vetëm në 24 orët e fundit janë kornfirumuar 95 raste të reja të infektuar me koronavirus.
Nga të infektuarit 69 janë terapi intensive dhe kanë një moshë mesatare 67 vjec. Deri më tani, në Greqi janë kryer më shumë se 14,363 teste për koronavirus, ndërsa për pacientët qëndrimi mesatar në spital është 10 ditë./abcnews.al