Rritet numri i vdekjeve të të pastrehëve në Francë

schedule13:36 - 2 Nëntor, 2019

schedule13:36 - 2 Nëntor, 2019

Franca po përballet me një plagë sociale, e cila në dimër bëhet dhe më e ndjeshme. Sipas të dhënave të fundit zyrtare për numrin e vdekjeve mes të pastrehëve, në vitin 2018 ka pasur 15 për qind më shumë viktima se një vit më parë.

Me ardhjen e stinës së ftohtë, rikthehet alarmi për të pastrehët. Në Francë problem është shumë i ndjeshëm ndoshta dhe për arsye të numrit të të pastrehëve.

Organizata “Viktimat në rrugë” kanë dhënë shifrat për vitin 2018, duke theksuar se ka 15 për qind viktima më shumë mes të pastrehëve: 612 kundrejt 511 të një viti më parë. Sipas psikologëve të jetuarit më rrugë ndryshon trupin, mendjen dhe për fat të keq janë të shumtë ata që nuk e përballojnë dot këtë stil jetese.

Por shifrat reale mund të jenë shumë më të larta sipas vullnetarëve, të cilët pohojnë se totali i viktimave mund të jetë 6 herë më i lartë.

Mes shkaqeve të vdekjes është dhe dhuna në rrugë: një i pastrehë mund të jetojë deri në 48 vjeç në krahasim me 80 të një personi normal. /abcnews.al