Rritet numri i turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri përmes portit të Vlorës

schedule13:42 - 2 Gusht, 2018

schedule 13:42 - 2 Gusht, 2018

Ndryshe nga vitet e kaluara, në Portin e Vlorës është rritur numri i turistëve të huaj që vijnë për pushime në Shqipëri. Ndërkohë, Drejtoria e Monumenteve të Kulturës po orienton pushuesit edhe për pikat kulturore e historike të vizitueshme në qarkun e Vlorës.

Sapo zbresin nga tragetet në territorin e Portit në Vlorë njihen me një guidë jo vetëm det.

Të afishuara në murin rrethues, aty gjenden të gjitha objektet kulturore dhe historike.

Autoritetet e monumenteve thonë se kjo është një risi për të orientuar turistët e huaj dhe vendas, të cilët nuk janë të interesuar thjesht për detin.

Drejtuesit portual tregojnë se vetëm gjatë muajit korrik nga Vlora u futën në Shqipëri më shumë se tre mijë pushues të huaj.
Në një kohë që trendi i ditëve të para të gushtit tregon rritje të numrit të tyre.
Përmes kufirit të Vlorës, Drejtori i Portit njofton se krahasuar me një vit më parë këtë sezon kanë hyrë më shumë njerëz.

Për të përballuar fluksin e këtyre ditëve po punohet me kapacitet të plotë dhe nuk ka patur ankesa për zvarritje të procedurave. Nga Vlora dhe përmes saj përveç emigrantëve dhe të huajve, lëvizin një pjesë e mirë atyre që jetojnë në jug dhe në Shqipërinë e Mesme./abcmews.al