Gjatë 24 orëve të fundit 14 raste të reja me koronavirus janë konfimruar në Kosovë, duke e çuar në 1.003numrin e të infektuarve.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 208 mostra, prej të cilave 14 kanë rezultuar pozitive.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Prizren) dhe komuna e Rahovecit 6 raste (sipas vendbanimit 6 raste Rahovec)”, ka njoftuar IKSHPK.
Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 3 persona të prekur nga koronavirusi, duke e çuar në 722 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Ndërkohë deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën 29 persona. /abcnews.al