Pesë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të premte në Vlorë.
Burime për Abc News bëjnë me dije se rastet e reja janë 4 familjarë të rastit të konfirmuar një ditë më parë dhe një rast i ri.
Ndërkohë një ditë më parë është konfirmuar pozitiv një 40 vjeçar, i cili kishte punuar si bojaxhi në Himarë, dhe dyshohet se është infektuar nga qëndrimi me një qytetar nga Tirana.
Në vendin tonë deri më tani numri i të infektuarve është 1385 persona, mes të cilëve 35 kanë humbur jetën dhe 1001 janë shëruar. /abcnews.al