Rritet numri i të infektuarve në Kosovë, konfirmohen me koronavirus 39 raste të reja

schedule22:22 - 23 Prill, 2020

schedule 22:22 - 23 Prill, 2020

39 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus kët ëtë enjte në Kosovë duke e çuar në 669 numrin e personave të infektuar.

Sipas IKSHPK-së, po ashtu gjatë ditës së sotme janë shëruar 21 persona dhe numri i përgjithshëm ka arritur në 159.

Nderkohe mes rasteve e reja 26 raste nga 39 të konfirmuara sot janë nga qyteti i Pejës dhe janë infektuar me virusin COVID-19 për shkak të pjesëmarrjes në një ceremoni të varrimit.

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme është shënuar edhe 1 vdekje si pasojë e koronavirusit duke e dërguar në 19 numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!