Në Kosovë vijon në rritje numri i personave të infektuar me koronavirus. 34 raste të reja janë konfirmuar këtë të premte duke e çuar në 703 numrin e personave të infektuar me Covid 19.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 263 mostra, prej të cilave 34 kanë rezultuar pozitive.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë (15) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: shtatë (7) raste Gjilan, shtatë (7) raste Livoç i epërm dhe një (1) rast Kosaçë), gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Prizren dhe një (1) rast Gërnçar), pesë (5) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: katër (4) raste Mirash dhe një (1) rast Ferizaj), dy (2) raste me vendbanim në Rahovec, dy (2) raste nga komuna e Dragashit ( sipas vendbanimit një (1) rast Zaplluzhë dhe një (1) rast Plavë) dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë, Skenderaj, Lladrovc-Malishevë dhe Zveçan.
Ndërkohë deri më tani numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë është 19. /abcnews.al