Këtë të shtunë katër raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Kosovë duke e çuar në 28 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se kanë bërë edhe 30 teste të reja prej të cilave 4 kanë rezultuar se janë prekur me COVID-19.
Gjithashtu bëhet me dije se katër raste të reja janë konfirmuar në Ferizaj, Prishtinë dhe Gjakovë.
“Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania, i gjinisë mashkull, 32 vjeç me vendbanim në Bibaj-Ferizaj. Ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti, 2 prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë femra të moshës 50 dhe 29 vjeçare dhe e treta me vendbanim në Gjakovë e gjinisë femër, 40 vjeçare Të gjitha kontaktet janë të identifikuara”, thuhet në njoftim./abcnews.al